Perini u bë i tepërt te Juvja, do të shkojë të Monako

Mbas kthimit të Xhixhi Bufonit te Juventusi, portieri i tretë i tij, Matia Perin, u bë i tepërt, kështu që ai e kuptoi se duhet të kërkonte një klub të ri. Fillimisht, pothuajse u ra dakord që ai të transferohej te Benfika e Lisbonës, por në momentin e fundit marrëveshja dështoi dhe Perini u bë gati që të shkonte tek ekipi i sapongjitur në Premier Ligë, Aston Vila, por ky klub nga Birmingemi ndërroi mendje dhe bleu Tom Hiltonin, kështu tani ka shumë mundësi që pjesëtari i përfaqësueses italiane të përfundojë në Monako.

Mediume italiane dhe franceze bëjnë të ditur se Perini do t’i jepet hua një vit klubit “princëror” me të drejtë blerjeje. Sidoqoftë, i vetmi problem është se Monako tani u bë me katër portierë: Daniel Subashiç, Diego Benaio, Benzhamin Lekom dhe tani edhe Matia Perin.

Sfidanti.al