Drejmond Grin..vlen 100 milionë dollarë që të qëndrojë te Golden Stejti

Drejmond Grin do të vazhdojë të mbajë veshur bluzën e Golden Stejtit edhe në të ardhmen, duke qenë ky basketbollist qendër pranoi kushtet që përmban kontrata e re trevjeçare me vlerë të përgjithshme prej 100 milionë dollarësh.

Golden Stejti, ish-kampion i NBA-s, nuk donte që të përsëritej rasti me Kevin Durantin që priti deri në momentin e fundit, deri sa vendosi që të ikte nga klubi. Kështu, kontrata me Grinin u arrit një vit para se të skadonte kontrata aktuale.

Drejmond Grin, sezonin e kaluar, luajti në 66 ndeshje me bluzën e Golden Stejtit, duke shënuar mesatarisht 7,4 pikë e 6,9 asistenca dhe duke bërë 7,3 kërcime për ndeshje.

Sfidanti.al