O short, dëgjoje Alegrin: Vetëm Barcelonën nuk e dua në çerekfinale

Juventusi, me në krye Masimiliano Alegrin, u kualifikua për në çerekfinale të Champions-it, pasi mundi 2-1, në “Uembli”, Totenhemit, ndërkohë që ndeshja e parë në Torino kishte përfunduar 2-2. Krahas Juventusit, deri tani, në çerekfinale, kanë dalë Reali i Madridit, Liverpuli dhe Mançester Siti. Lista e çerekfinalistëve do të kompletohet javën e ardhshme.

Sidoqoftë, trajneri i Juves, Alegri, para hedhjes së shortit, më 16 mars, zbuloi se me cilin ekip ai nuk do që të ndeshet në çerekfinale.

“I vetmi ekip që ne duam të shmangim, është Barcelona. Çdo vit, ne kemi luajtur me Barcelonën, mendoj, se mjaft më, duam një ekip tejtër”, vuri në dukje ai.

Sidoqoftë, Barcelona, fillimisht, duhet të sigurojë një herë kualifikimin në çerekfinale, pra, duhet të kapërcejë Çelsin, javën e ardhshme, në “Kamp Nou”, pasi ndeshja e parë në Londër përfundoi në barazim 1-1.

Sfidanti.al