Murinjo dhe Guardiola, ulin armët dhe falin buzëqeshje

Ishte Huan Mata që shënoi, por ishte Zhoze Murinjo ai që fitoi në derbin e Mançesterit. Trajneri portugez ia doli në duelin e dytë me rivalin e tij më të madh të karrierës, Pep Guardiola, duke e eleminuar nga Kupa e Ligës. Gjithsesi, ishte një fitore me një “hile” brenda, për të mos përdorur shprehjen “si e Pirros”. Zhoze zgjodhi formacionin kryesor të Mançester Junajtidid për të luajtur me ekipin e dytë të Mançester Sitit, ndërsa Pep bëri 9 zëvendësime, duke lënë në stol edhe Kun Agueron.

Edhe kështu, Junajtid e pati të vështirë në “Old Traford”, aty ku Siti fitoi sfidën e kampionatit, dhe u desh goli i Matës në pjesën e dytë që të sillte lehtësim pas katastrofës në fushën e Çelsit. Ibrahimoviç e Pogba ishin titullarë, dhe suedezi shërbeu asistin e golit.

Në një mbrëmje ku fati u kthye përmbys, Antonio Konte provoi eleminimin, ashtu si Guardiola. Çelsi u thye 1-2 në fushën e Uest Hemit, në një derbi të vogël të Londrës. Kujate dhe Fernandes shënuan në stadiumin “Apton Park” për ekipin e drejtuar nga trajneri Sllaven Biliç, ndërsa Geri Kejhill në minutën e fundit nuk e shmangu dot humbjen e bluve.

Kualifikim në çerekfinale në shtëpi edhe për Sauthemptonin që kaloi 1-0 Sandërlendin, me rrjetën vendimtare të Sofian Bufalit.

B. Kuka