Mançini del nga orbita e Serisë A, fton një futbollist të Serisë B!

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, vazhdon të jetë në kërkim të lojtarëve të rinj, me qëllim që ta rinovojë ekipin e tij që, në fakt, edhe mbas dështimit që të kualifikohej për në Botërorin e fundit të Rusisë, ende nuk po arrin të bindë me lojën e tij, sidomos, në Ligën e Kombeve.
Mançini ka premtuar se ai do të bëjë Italinë të fuqishme si dikur, kur ajo ka qenë kampione bote. Sidoqoftë, tifozët po e kritikojnë trajnerin e përfaqësueses se ai nuk përqendrohet te Seria A, por i kërkon lojtarët edhe në seritë e ulta. Psh. Mançini për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses, midis të tjerëve, ka thirrur edhe një futbollist të ri të Breshas së Serisë B, konkretisht, Sandro Tonali, të cilit i është ngjitur nofka “Pirlo i ri”.
Në rrjetet sociale në adresë të Mançinit kanë vërshtuar shumë kritika se ai lë mbasdore lojtarë të mirë të Serisë A dhe se thërret në kombëtare emra të panjohur.
Sfidanti.al