Pritja ia vlente: Stadiumi i ri “White Hart Lane” njëmiliardësh – grandioz!

Futbollistët dhe tifozët e Totenhem Sparsit kanë një kohë të gjatë që presin përfundimin e rinovimit të “shtëpisë” së tyre “White Hart Lane”, ku “sparsët” që nga krijimi i tyre i zhvillojnë ndeshjet në fushën e vet.
Po ta shihni pamjen përfundimtare të stadiumit të ripërtërirë që tani është një nga më të shtrenjtët në botë, atëherë, mund të nxirret konkluzioni se pritja e gjatë ia vlente. Rinovimi i këtij stadiumi nisi para një viti e gjysmë dhe pritej që ai të përfundonte para fillimit të këtij sezoni të Premier Ligës, por punimet u komplikuan dhe përfundimi i tij u shty.
Tani, sikurse parashikohet, ky stadium madhështor londinez që ka kushtuar mëse 1 (një) miliard sterlina, do të inaugurohet në fillim të vitit të ardhshëm, më saktë, me rastin e derbit mes Totenhemit dhe Mançester Junajtidit që do të zhvillohet më 13 janar.
Sfidanti.al