Shqiperia luan te shtunen ndeshjen e fundit ne grupin e Nations League kunder Skocise. Trajneri Panuci tha se eshte ndeshje shume e rendesishme. Ndoshta po, por me shume per ne apo per te? Persa i perket vendit te pare ne kemi dale tashme nga kjo gare, ajo per te cilen luajme eshte te mos renditemi te fundit qe te zbresim nje vazo me poshte sepse perndryshe do te ishte nje deshtim i spikatur…
Nga Konferenca e pare e javes trajneri na la perseri pa fjale. Jemi ndoshta ne momentin me te corientuar. Trajneri publikon nje liste lojtaresh 10 dite perpara ndersa kur fillon grumbullimi na shfaqen lojtare te tjere. Kryefjala e konferences eshte “te shohim a do te vije”
A mund te flase keshtu nje trajner kombetare per lojtaret qe ka thirrur. A jane bere ne kohe keto ftesa? Pse klubet nuk I lejojne lojtaret te vijne kur jemi brenda rregullave? A kane deshire lojtaret te vijne ne kombetare? Keto jane pyetje qe nuk marrim dot pergjigje.
I pari qe u largua Loret Sadiku. Ne fillim tha do vij pastaj nderroi mendje. Pastaj demtohet Manaj, therritet me urgjence Dyrmishaj, por edhe ky nuk vjen se nuk e lene greket. Therritet Balliu por edhe ky nuk vjen se nuk e le klubi. Demtohet Ramadani, therritet Kace qe ndoshta per golin dhe lojen qe po ben do ta meritonte te ishte aty jo si emergjence. Mesohet oret e fundit se do te bije nje futbollist I Livingstone Egli Kaja te cilin trajneri pati thene se nuk e marr se ska minuta.
Konferenca pastaj na nxjerr nje tjeter problem, dialogun e lojtareve me njeri-tjetrin ne fushe. Sipas trajnerit lojtaret jane memece dhe nuk I flasin njeri tjetrit prandaj pesojme gola. Kjo eshte hera e dyte qe Panuci sulmon futbollistet. Ne fillim tha se vijne pa deshire ne kombetare dhe nuk shfaqin emocion per rezultatet. Tani problem eshte dialogu. Dhe si nje mesues I rrepte si denim ai premtoi se do te dyfishoje oret e lodhjes ne stervitje.
Keshtu fillon java jone e pergatitjes se ndeshjes me te rendesishme, jo asaj per kualifikim por asaj per ti shpetuar vendit te fundit.