Kush është komandanti  te Juventusi: Ronaldo apo Sari?

Duket se është Kristiano Ronaldo, sepse trajneri i ri i Juventusit, Mauricio Sari, pasi ky i fundit nuk ngurroi që të shkoi në rivierën franceze, ku po pushon futbollisti portugez. Ndërkohë që shumëkush është i entuziazmuar nga etika e punës së Sarit që po punon më ngulm edhe gjatë kohës së pushimeve verore, disa mediume e panë me sy kritik vajtjen e tij te Ronaldo.

Gazeta italiane”Libero” shkruan se me veprimin që bëri Sari, tregoi se Ronaldo është “komandant” te Juvja dhe se ai ka fjalën e fundit në dhomën e zhveshjes së Juventusit.

Sfidanti.al