Klopi sërish një fitore ndaj Bajernit, i merr talentin holandez

Kur ai ndeshet me bavarezët quhet një derbi. Jo më kot, Jurgen Klopi ka qenë trajner i Dortmundit, ndërsa duelet me Bajernin i ka edhe jashtë fushe. Këtë nënvizojnë mediat gjermane që theksojnë se trajneri i Liverpulit duket se e mundi sërish ekipin nga Mynihu, duke i marrë një talent nga Holanda. Flitet për një lojtar jo shumë të njohur, por që vlerësohet në vendin e tij, 19-vjeçarin Sep Van den Berg që luan për Zvolen.

Liverpuli do të paguajë 2 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit të ri, i cili duket se ka kaluar edhe vizitën mjekësore në “Anfild”. Kështu, Klopi do të ketë dy holandezë në qendër të mbrojtjes, Van Dajkun dhe Van den Bergun, përveçse anglezin Xho Gomez, kroatin Lovren apo Matipin.

Sfidanti.al