Junajtid..punë djalli, e vazhdoi pa e pyetur kontratën me Rashfordin!

Mançester Junajtidi vendosi automatikisht që ta vazhdojë kontratën me Markus Rashfordin edhe një sezon tjetër. Në fakt, klubi shfrytëzoi klauzolën që përshihet në kontratën e tij, sipas se cilës mjafton njera palë që ta vazhdojë bashkëpunimin dypalësh edhe një sezon tjetër, nëse Rashfordi është pjesë standarde e formacionit të parë.

Në fakt, kontrata aktuale e Rashfordit e ka afatin deri më 30 qershor 2020, ndërkohë që Junajtidi do që ta mbajë atë në radhët e veta për një kohë të gjatë. Ky futbollist i ri i talentuar anglez është objektiv i Realit dhe i Barcelonës, kështu që është logjike që klubi i “djajve të kuq” ta shfrytëzojë klauzolën e mësipërme në kontratë.

Sidoqoftë, paga e Rashfordit mbas vazhdimit të kontratës do të dyfishohet, kështu që sezonin e arxhshëm pritet që ai të fitojë 350 000 sterlina në javë që do të jetë e barabartë me pagën e Pol Pogbas. Deri tani, Rashfordi merrte 180 000 sterlina në javë.

Sfidanti.al