Ku shkon futboll, Barçës i duhen 130 milionë për dy “buzëqumësht”

Çmenduria në nivel botëror po arrin përmasa të reja, dhe fitimet nga futbolli nuk po njohin kufi. Nëse nuk ishim bindur deri tani, mund të na mbushet mendja “top” kur të marrim vesh se Barcelonës do t’i duhet të paguajë 130 milionë euro për lojtarë fare të rinj, të cilët për vetë moshën nuk mund të japin garanci të plotë.

Janë Matijs De Ligt dhe Frenki De Jong të Ajaksit, përkatësisht 19 e 21 vjeç, ndërsa klubi holandez ka vendosur çmimin e kartonëve të tyre. Plot 130 milionë euro. Natyrisht, katalanasit mund të kursejnë diçka, por problem është konkurrenca e klubeve të tjerë, pra mund të jenë të detyruar edhe të pranojnë.

Tronditja ishte e madhe kur u paguan 222 milionë për Nejmarin, 150 milionë për Kutinjon dhe 180 milionë për Mbapenë, ndërsa kuptimi duket se ka humbur fare kur arrihet në 130 milionë për dy të rinj që luajnë tek Ajaksi.

Sfidanti.al