Ibrahimoviç: Milani duhet të ketë guximin për të ëndërruar titullin!

Është standardi i lartë i vendosur prej tij që i ndihmoi “fëmijët” që të rriteshin. Dakord, fanela kuqezi ka lavdi të madhe dhe ndikon vetë, por brezi i tanishëm i Milanit sikur e kishte humbur rrugën, madje kishte humbur edhe shikimin për të parë ngjyrat e mëdha kuqezi që kanë fituar 7 Champions e19 tituj të Serisë A. Zllatan Ibrahimoviç jep një intervistë ditën e sotme dhe u kujton lojtarëve të tjerë milanistë se objektivi i vetëm duhet të jetë titulli.

“Milani duhet të guxojë që të ëndërrojë për të fituar titullin, – tha ai për revistën e përjavshme të kompanisë mediatike “Il Korriere dela Sera”, – unë ju them se ne duam dhe mundemi të bëjmë më shumë se kaq. Tani duhet ta nisim mirë vitin 2021, duke menduar ndeshje për ndeshje sikur të jetë e fundit. Duhet të kemi uri, çdo ditë, çdo moment”. Ibra pranon se nxehet kur ndonjë shok i ekipit gabon ndonjë pasim, madje edhe në stërvitje, ndërsa thekson se “problem është ai lojtar që nuk nxehet për këtë”.

Sfidanti.al