Ikja e Tuhelit mërzit më shumë se të gjithë … Realin e Madridit!

Në kryeqytetin e Francës janë me shpresë që kohët e turbullta të trajnerit gjerman të pasohen nga ato të qeta dhe të lumtura të Maurisio Poçetinos, por largimi i Tuhelit nga PSG-ja paska lidhje edhe me klube të tjerë. Tifozët e Mançester Junajtidit janë të lumtur që filloi punë një kandidat që jepej gjithnjë pranë stolit të “djajve të kuq”, një rrezik për Solskjerin. Gjithsesi, më seriozisht po mendojnë në Madrid, pasi Reali ka planet e veta lidhur me Parisin. Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez mund të jetë i shqetësuar sepse afrimi i Poçetinos mund të bëjë që vështirësohet procesi i transferimit të Kilian Mbapesë në “Santiago Bernabeu”. Reali e kërkon Mbapenë prej kohësh, por ndoshta Poçetino e bind që të vazhdojë në PSG për të arritur suksese së bashku.

Sfidanti.al