Projekti i Beckham tërbon fqinjët; ndërtimi i një liqeni artificial me një ishull

David dhe Victoria Beckham mendojnë vetëm për gjëra të mëdha. Në Cotsëolds, ku cifti ka një vilë dhe një pasuri të paluajtshme po projektohet krijimi i një liqeni artificial. Në muajin gusht cifti Beckham arriti të marrë lejen  për të bërë ndërtimin, por banuesit e zonës e kundërshtuan dhe tani që projektit iu shtua edhe një ishull në liqen, ata janë gati të hapin luftë. Sipas Daily Mail bëhet fjalë për një liqen me sipërfaqe 4000 m2 dhe ishull me 122 m2.

Fqinjët do të përpiqen që të ndalojnë projekmtin e familjes Beckham. Frika është rreziku i krijimit të valëve të mëdha nga vajtje-ardhjet  e personave VIP me motoskafë dhe mani të tjera eksentrike. Kush do të fitojë këtë betejë?

Sfidanti.al