Gladbah-Bajern, dikur bavarezët u shkatërruan 0-5 nga rivalët!

Sot nuk bëhet fjalë për krahasime, edhe pse Borusia po përpiqet të ngrihet. Mynshengladbahu është në krye të Bundesligës, dhe pret Bajernin në stadiumin e saj, ndërsa ata që kanë moshë të madhe apo që e njohin historinë, i dinë mirë duelet e famshme të viteve 1969-1970 mes dy skuadrave. Ishte epoka kur Bajerni dhe Gladbahu dominuan Bundesligën, i pari fitoi 4 herë kampionatin, i dyti e fitoi pesë herë.

Gjithsesi, një ndeshje mbahet mend për rezultatin e saj të pazakonshëm. Ishte në maj 1974, pasi Bajerni luajti dy ndeshje ndaj Atletikos në finalen e Kupës së Kampionëve. Barazim 1-1 në të parën, dhe fitore 4-0 në të dytën. Pas triumfit, yjet bavarezë e gdhinë duke pirë, ndërsa më pas u nisën me autobus drejt Gladbahut për ndeshjen. Përfundimi 5-0 për vendasit e trajnerit Vajsvajler (në foto), edhe pse Bajerni e kishte fituar titullin edhe në Gjermani. Bekenbaueri u shpreh se “asnjëri prej nesh nuk do të lejohej t’i jepte makinës para ndeshjes”. Ishin kohë kur përballeshin yje të mëdhenj. Majer, Bekenbauer, Brajnter, Hënes, Roth apo Gerd Myler në një anë, dhe Netcer, Fogts, Vimer, Hajnkes apo Bonhof në krahun tjetër.

Sfidanti.al