Alegri nuk i prish pushimet: Arsenal e Junajtid? Shihemi në qershor!

Po sillet si një trajner i vërtetë, edhe pse jo gjithnjë trajnerët e vërtetë kanë zgjedhur të jenë të tillë. Masimiliano Alegri është i vendosur të mos marrë drejtimin e një skuadre në kampionat e sipër, por të presë verën për të nisur gjithçka siç duhet. Ish-tekniku i Juventusit është i vendosur ta bëjë pushim gjithë këtë sezon, pasi u largua nga kampionët e Italisë qershorin e kaluar. “Do të kthehem qershorin e ardhshëm, – u shpreh ai, – nuk do të marr asnjë skuadër deri sezonin tjetër. Gjithsesi, është e vërtetë që po marr leksione të anglishtes”.

Trajneri 52-vjeçar po bën si Pep Guardiola që priti deri në verë për Bajernin apo për Mançester Sitin, apo siç ka bërë gjithnjë Murinjo, me përjashtim të Totenhemit. Gjithsesi, historia njeh trajnerë të shquar që kanë nisur punën në sezon e sipër dhe kanë pasur sukses. Dy shembuj të mëdhenj janë Sër Aleks Ferguson dhe Jurgen Klop, por të mos harrojmë as Zinedin Zidanin.

Sfidanti.al