Tortura e Zidanit, 29 dëmtime për 16 lojtarë të Realit!

Mund të kesh plane të mëdha, por nuk mund të luftosh me fatin apo pafatësinë. Zinedin Zidan vërtet ka fituar tri Champions radhazi, por këtë sezon po ndjen vështirësi sepse nuk i dalin llogaritë me lojtarët në fushën e lojës. Gazeta “Marka” bën një përmbledhje të dëmtimeve dhe i dalin 29 lëndime për 16 lojtarë vetëm këta muaj, duke e ulur shumë kapacitetin e madrilenëve. Vetëm pak futbollistë si Areola, Karvahal, Varan, Ramos, Odriozola, Kasemiro, Benzema, Mariano dhe Vinisius nuk kanë përfunduar nën kujdesin e mjekëve.

Së fundi janë mungesat e Hazarit, Marselos e Bejlit, ndërsa “Marka” përmend edhe të tjerët. Brahimi ka 2 dëmtime dhe 93 ditë mungesë, Asensio ka një dëmtim dhe 7-8 muaj mungesë, Joviç një dëmtim dhe 12 ditë mungesë, Mendi 2 lëndime dhe 65 ditë pushim, Kurtua një dëmtim dhe 10 ditë mungesë, Modriç 3 dëmtime dhe 47 ditë pushim, Rodrigo 1 dëmtim dhe 32 ditë pushim, Hazar dy dëmtime e 40 ditë minus, Hames Rodrigez 4 dëmtime dhe 72 ditë pushim, Isko 1 dëmtim dhe 35 ditë pushim, Valverde një dëmtim e 10 ditë mungesë, Marselo 4 dëmtime dhe 52 ditë pushim, Naço një dëmtim dhe 55 ditë pushim, Kros një dëmtim e 16 ditë pushim, Lukas Vaskez dy dëmtime e 44 ditë pushim, Bejl dy dëmtime e 39 ditë mungesë.

Sfidanti.al