Gazetari  Segurola: Ne u qanim nga Bejli,ky Hazari qenka tmerr!

Presioni mbi Realin e Madridit po rritet gjithnjë e më shumë në prag të fillimit të sezonit të ri të La Ligës, ndërkohë që mediumet nuk janë aspak të kënaqur nga loja e “blerjes” së re, Eden Hazar, që presupozohet të mbushë boshllëkun e lënë nga Kristiani Ronaldo në klubin “mbretëror”.

Gazetari i njohur spanjoll, Santiago Segurola, që më parë ka punuar për gazetat “Marka” dhe “As”, vë në dukje se Zidane “ka dalë huq” me blerjen kryesore të këtij sezoni veror transferimesh.

“Ne u qanim nga Bejli, por ky Hazari qenka tmerr, një dalje e madhe huq! Ky futbollist belg është i dobët në mbrojtje, ndërkohë që duket sikur nuk ka ndonjë motivim të veçantë”, shkruan gazetar i lartpërmendur spanjoll.

Sfidanti.al