Futbolli s’jeton dot pa dhunë, apo dhuna është “jeta” e futbollit?

Për të fituar një betejë, mbreti i fisit të Dakëve hodhi djalin e tij mbi heshta si sakrificë sublime. Kurse në filmin tonë të Superligës, “mbreti” për të fituar betejën kundër dhunës, “hodhi” mbi heshta presidentin e Kamzës, Naim Qarrin, njërin nga djemtë më të besueshëm në kohën e “luftës” për votë! Dakët e fituan betejën e tyre, po shqiptarët e futbollit e mundën dhunën duke ndëshkuar vetëm “Dakun”? Pa dhunën, fytbolli ynë do të mbetej si peshku pa ujë . Atë ditë fatlume, kur presidentët e futbollit takuan zotin Rama për të luftuar dhunën e tifozëve, nuk u tha asnjë fjalë për dhunën e pastër, atë që vjen nga burimi, ajo që kurdiset me marifet nga eprorët. Ndaj, arti i lojës në prapaskenë mbeti i paprekur, sepse hiletë me top krijojnë një pafundësi intrigash, të cilat përsosen duke nxitur dhunë dhe sa më pak paqe….
Ndaj edhe mbahet akoma top-sekret nga arbitrat , një takim torturues me shefin e madh, tamam disa ditë para se të shpërthente “zemërimi Qarri” në fushë, ku presidenti i FSHF-së, i cili u ngjit dhe në orbitën e UEFA-s, u bënte maviolë arbitrave për t’u “ndriçuar” fatin e ardhshëm të ndeshjeve. Kulmi paska arritur në një moment, sa fuqiploti i paska thënë një arbitri fatkeq : “ Po ti, pse nuk e anulove 11 metërshin ? Nuk i pe futbollistët që kapërcyen vijën e bardhë”. Ky është syri i madh i “Big-Brother” që kontrollon lojën me lupë nga sipër, qw injekton virusin që arbitrat të gabojnë në kurriz të tifozëve dhe klubeve, por pa patur asnjë shans të tradhëtojnë “babushët” që luajnë jashtë fushe ..futbollin që po meritojmë!
G.Sinemati
Botuar ne Panorama Sport