Përse Junajtidi mund ta eliminojë Barcelonën e Leo Mesit?

Në çerekfinale të Ligës së Kampioneve (LK), Barcelona do të ndeshet me një ekip, me të cilin ka një traditë të mirë. Në finalen e vitit 2009, ekipi katalonjas e mundi 3-1 Junajtidin dhe fitoi titullin e LK-së. Në “Kamp Nou” tani kujtojnë kohën, kur i njëjti Ole Gunar Solskjer, tani trajner, por atëkohë lojtar, shënoi golin që ishte i barasvlefshëm me trofeun më të rëndësishëm evropian. Por tani, megjithatë, punët qëndrojnë disi ndryshe dhe ekzistojnë disa fakte, për hir të të cilëve Junajtidi mund të shpresojë që ta mposhtë Barcelonën. Të paktën, kështu analizojnë mediumet sportivë spanjollë, sipas të cilëve, “djajtë e kuq” kanë katër cilësi që mund të jenë determinuese në duelin e ardhshëm:

Ata kërcejnë shumë: kjo ndoshta është epërsia e tyre më e madhe, por, sidoqoftë, ajo nuk i ka sjellë Junajtidit shumë gola, por stabilitet në mbrojtje. “Djajtë e kuq” kanë shënuar gjithsej pesë gola më kokë gjatë sezonit, por, megjithatë, Barcelona duhet të tregojë kujdes ndaj lojtarëve të tyre të gjatë.
Ndjenja e pamposhtmërisë: triumfi kundër PSZH-së, duke pasur madje 10 lojtarë të dëmtuar, u ka sjellë lojtarëve të Junajtidit një vetëbesim të madh te vetëvetja. Mbas ardhjes së Solskjerit, ekipi e ndjen veten të pamposhtur.
Pogba i jashtëzakonshëm: Ai është shembulli më i mirë sesa mund të përparojë një lojtar mbas ndërrimit të trajnerit. Ndërkohë që luante nën drejtimin e Murinjos, ai shënoi pesë gola dhe dha katër asistenca golash në 20 ndeshje, kurse tani, nën drejtimin e Solskjerit, ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asistenca në vetëm 14 ndeshje!
“Nëntë e fshehur” apo sulmues klasik? Ekipi ka gati një plan taktik për çdo ndeshje. Lingardi nganjeherë luan si “nëntë e fshehur”, ndërkohë që Lukaku luan si sulmues klasik dhe kjo gjë ka sjellë rezultat.
Sfidanti.al