Superkompjuteri: Juventusi do ta mundë Barcelonën në finale të LK-së!

Shorti që u hodh para ca ditësh në Nion, përcaktoi çiftet çerekfinalistë dhe gjysmëfinalistë. Vëmendjen më të madhe e tërheq dueli mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit. Po ashtu, shorti lejon mundësinë që në finale të Ligës së Kampioneve (LK) të ndeshen Juventusi dhe Barcelona.
Në pritje të pranverës, kur do të bëhet e qartë se cili ekip do ta fitojë konkurrimin më të rëndësishëm evropian mes klubeve, radiostacioni i njohur talkSPORT.com me ndihmën e superkompjuterit bëri një simulim të rezultateve deri në finale të LK-së.
Kështu, siperkompjuteri parashikoi se Barcelona do ta eliminojë Junajtdin dhe do të ndeshet me Liverpulin që, nga ana e tij, do të kapërcejë Porton. Në anën tjetër, në gjysmëfinale do të mbërrijnë Juventusi dhe Mançester Siti. Më pas, Juventusi dhe Barcelona do t’i kalojnë gjysmëfinalet dhe do të dalin në finale të LK-së, ku ekipi italian do të fitojë 2-1 kundër ekipit katalonjas.
Sfidanti.al