‘Football Leaks’ lëshon bombën; Mbape ishte pranë kalimit te Reali në 2017

Football Leaks lëshon një tjetër bombë futbollistike. Këtë radhë nuk ka të bëjë me rregullin e Fair Play Financiar, por me merkaton e transferimeve dhe Kilian Mbape. Janë zbuluar dokumenta sipas të cilave sulmuesi francez në vitin 2017 ishte shumë pranë transferimit te Reali i madridit. në këto dokumenta që u publikuan nga e përditshmja ‘LEquipe’, theksohet se  klubi merenges ishte gati të paguante 214 milionë Euro për Mbapenë; 180 milionë për kartonin e lojtarit e 34 milionë Euro të tjerë në formën e interesit

Kjo tentativë në fund dështoi për Los Blancos, pasi në fund Mbape preferoi të transferohej te Paris Sën Zhermeni, një lëvizje kjo që u krye në ditën e fundit të merkatos, me klubin parizien që pranoi ta marrë atë në formë huazimi me detyrim blerje për 180 milionë Euro.

Një tjetër motiv që coi në dështimin e transferimit të Mbape te Kampionët e Evropës, ishte fakti që babai i futbollistit u kërkoi drejtuesve të Realit një komision prej 30 milionë Euro dhe kjo bëri që klubi merenges të tërhiqet përfundimisht nga gara për blerjen e talentit francez që u bë pjesë e Paris Zën Zhermenit pasi ky i funditn pranoi disa kushte; pagesën e bonusit për firmën e kontratës prej 5 milionë Eurosh në 2 këste për 2 sezonet e parë dhe një pagë vjetore prej 10 milionë Eurosh. Football Leaks shkon edhe më tej teksa përmend edhe një klauzolë tjetër që lidhej me fitimin e Topit të Artë nga Mbappe, nëse francezi do ta fitonte atë, atëherë paga e tij do të trefishohej dhe do të shkonte 30 milionë Euro.

sfidanti.al