Është zyrtare; në 2020 Formula 1 shkon edhe në Vietnam

Tani është zyrtare; Vietnami do të presë një garë të Formula 1 në vitin 2020. Ishin presidenti i Liberty Medias, Çejs Keri dhe Vingroup, kompania promovuese e pistës së Hanoit, që e konfirmuan këtë lajm që po qarkullonte prej muajsh në media.

Mësohet se Cmimi i madh i vietnamit mendohet që të zhvillohet në muajin prill dhe do të jetë gara e katërt që do të mbahet në kontinentin aziatik pas atyre të Kinës, Japonisë dhe singaporit me këto të fundit që do të mbahen në pjesën e dytë të sezonit

‘Jemi të lumtur të bëjmë të ditur se Hanoi do të presë një garë të Botërorit të Formula 1-komentoi Keri-menduam që të zgjerojmë horizontet që në  momentin kur morëm përsipër të përfshihemi në këtë sport dhe Cmimi i Madh i Vietnamit e përfaqëson mësë miri këtë ambicie’.

Edhe kryebashkiaku i Hanoit, Ngujen Duk Çung e ka shfaqur hapur kënaqësinë që për organizimin e garës së Formula 1 në qytetin e tij.

‘Jemi krenarë për faktin që do të organizojmë një garë të Formula 1 dhe t’i prezantojmë botës qytetin e Hanoit duke nisur nga 2020-tha Duk Çung-me këtë tregojmë aftësitë tona për të pritur ngjarje të rendësishme botërore dhe për të tërhequr turistë. Ky lajm nuk është vetëm një mundësi për të sjellë sfidat e F1 në Vietnam, por edhe për rritjen e investimeve në vendin tonë’.

sfidanti.al