Ka marrë një pyetje dyfishe  trajneri Gega i Partizanit, e cila  mund te merret ndryshe , saqë  do te ishte  tejet e bukur për të qënë e vërtetë.  E kanë pyetur trajnerin e “demave”, Skender  Gega :
A jeni i kënaqur  me Dukën dhe a është në maskimumin e tij? Pyetja është bërë për futbollistin e Partizanit, por fantazia ndizet më shumë kur shpreson  se fjala është për Dukën ne fron, atë  që bën lojën e madhe dhe jo për Dukën që bën lojën e vogël.  Pergjigja  e trajnerit ka qënë si një gol : “ Nuk besoj se  është në maksimumin e tij, megjithatë po e bën mirë pjesën e tij…”
Sigurisht, të gjithë e dimë, ose e kemi kuptuar se, presidenti Duka edhe pse është futur  në formacionin e UEFA-s, në lojën që bëhet brenda vendit..nuk po jep më të mirën, mundte thuash  më të..keqen. Edhe pse Partizani   ka bërë  pakt me “djallin”   këtë sezon, të gjithë e kuptojnë se është lumturi me kusht . Pas gjithë këtyre viteve me stil imponues, , ku kursi i besimit  shkon poshtë , në vend të ngiitej lart, ekipet kanë ulur kokën dhe presin radhën për të “blerë” trofe.  Ja dhe një shembull i fresket që Partizani  nuk e thotë dot nga sikleti dhe frika bashkë:  ekipi doli si fantazëm nga gara në Kupë,   se nuk lejohet nga zotat  të ishte fitues në dy fronte! Duka i vogël , ai që luan në fushë dhe jo ai  trazon letrat në  zyrë, do donte ta fitonte Kupën, por Duka i madh, ai që nuk është mësuar me lojë natyrale.. ka një zakon të vetin , sipas të cilit  fituesit e Kupës  janë në kokën e tij më parë se filmi të shfaqet në “kinematë” e Superligës…
Sfidanti.al
    
