Kapricio e re e Nejmarit; një helikopter me vlerë 13 milionë Euro

Nejmar Jr dihet se nuk ka shije për objekte pak të kushtueshme. Kapricoja e fundit e brazilianit ka të bëjën me transportin me sulmuesin 27 vjecar që ka blerë një helikopter të personalizuar. Ylli i Paris Sën Zhermenit ka bërë të tijin helikopterin e tipit Airbus H-145, një ndër modelet e fundit të kësaj marke, i gjithi në ngjyrë të zezë, ndërkohë që brenda mbizotëronin motivet e një prej superheronjve të preferuar të Nejmarit, Batman.

Sipas UOL Sport, Neymar shkoi në qendrën stërvitore të Brazilit pikërisht me këtë helikopter me të cilin udhëtuan edhe disa prej lojtarëve të tjerë të ‘Seleçaos’ si Artur, Alan, Ederson, Ricarlison apo Fernandinjo

Sipas faqes zyrtare të Airbus, helikopteri mund të transportojë deri në 10 pasagjerë pa llogaritur këtu pilotin dhe copilotin dhe është i disenjuar për t’u përdorur si nga civilët ashtu edhe në shërbimin ushtarak. këtë model helikopterësh e përdor edhe shërbimi mjekësor në Boston dhe Policia e Montadës në Kanada dhe sipas UOL ai kushton 13 milionë Euro

Helikoptetri ka inicialet e futbollistit NJR, ndërkohë që në pjesën e poshte më helikës kryesore janë 2 logo të Batmanit. Nejmar është i apasionuar pas historive të superheronjve dhe ka bërë Batmanin tatuazh në trupin e tij. Tani mund edhe të fluturojë në stilin tipik Brus Uejn.

sfidanti.al