Hazar: Mendoj se është lamtumirë! Të hënën e presin në Madrid!

Do të kalojnë fare pak ditë që nga finalja e Bakusë, por Eden Hazanit i dihet e ardhmja. Të hënën e presin në “Santiago Bernabeu”, për t’u prezantuar tek Reali, diçka që e e pohoi në deklaratat direkt pas ndeshjes. “Po, mendoj se është një lamtumirë, – u shpreh superylli belg, – kam nevojë për një sfidë të re”. Përpara ndeshjes, mesfushori i Belgjikës i hodhi “benzinë zjarrit” duke thënë se “im vëlla e ndërroi skuadrën, mungoj vetëm unë”.

Lajmet janë që presidenti Florentino Perez ka rënë dakord të paguajë, pa bërë zë, 130 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, për të shpëtuar nga ndonjë “ankand” i mundshëm. Vetë Hazar do të fitojë rreth 23 deri në 25 milionë euro në sezon. Gazetat spanjolle dhe tifozët e Realit, thonë në një gojë se “më në fund, Madridi e mori një galaktik tjetër”. Tani, pritet të shihet se çdo të bëhet me Pogbanë, Nejmarin apo Mbapenë.

Sfidanti.al