Afron martesa e Serhio Ramos e Pilar Rubio; zbulohet lista e të ftuarve ‘galaktikë’

Sergio Ramos e Pilar Rubio janë në castet e fundit të beqarisë së tyre. Cifti i famshëm tashmë po mbyll edhe detajet e fundit të dasmës së tyre që do të mbahet këtë të shtunë në 15 qershor në Katedralen e Sevijas. Së fundmi futbollisti dhe bashkëpunëtorja e programit ‘El Hormiguero’ kanë përcaktuar disa kushte që duhet të plotësojnë të ftuarit, ndërkohë që tani është mësuar edhe lista e personaliteteve që do të jenë të pranishëm në këtë event.

Kështu mes të ftuarve në ceremoninë e martesës së Serhio Ramos, padyshim që do të jenë futbollistët e Realit, përfaqësueses spanjolle apo lojtarë nga skuadra të tjera të La Ligës. Mësohet se të ftuar do të jenë edhe disa prej ish futbollistëve të Realit të Madridit.

Kështu përvec Zinedin Zidan e lojtarëve të Realit të ftuar janë edhe Xherard Pike, Xhordi Alba apo Serxhi Buskets, sigurisht të shoqëruar nga të fejuarat e tyre apo edhe Roberto Karlos, Fenomeni Ronaldo, Raul Gonzales, Fernando Hierro e David Bekam

sfidanti.al