Jashari-Milan, vazhdojnë tratativat

Të reja të rëndësishme sa i takon transferimit të mundshëm të Ardon Jasharit te skuadra e Milanit. Negociatat midis kuqezinjve dhe Bruges janë duke vazhduar, me klubin belg që vazhdon ta konsiderojë atë një lojtar kyç për të ardhmen. Por mesfushori shqiptar Jashari, tashmë i ka thënë po Milanit, duke pranuar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.8 milionë neto në sezon. Lojtari ka kërkuar që procesi të përshpejtohet, duke shpresuar që marrëveshja të përfundojë brenda 48 orëve të ardhshme. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

sfidanti.al