Momenti i kafesë së Messit me Agueron në…gjumë

Lionel Messi dhe Kun Aguero janë miq të ngushtë prej kohësh. Janë njohur gjatë grumbullimeve me përfaqësuesen argjentinase dhe nuk janë ndarë kurrë. Ndonjëherë ata shfaqen si fëmijë edhe pse në të vërtetë janë dy yje të futbollit botëror. është ky rasti, kur sulmuesi i Barcelonës postoi për miliona fansat e tij një foto me Agueron në dhomë me futbollistin e Mancester Sitit që ishte duke fjetur

‘Duke marrë kafe me shokun e dhomës-shkruante Messi në postimin e tij, ndërkohë që Aguero ishte ende në gjumë. Me siguri sulmuesi i Citizens, që njihet për humorin e tij te Argjentina, në momentin që është zgjuar do ta ketë parë postimin dhe komentet të tipit ‘gjumashi’, e ndoshta ka përgatitur edhe ‘hakmarrjen’ e tij, mbetet vetëm të kontrollojmë rrjetet sociale

sfidanti.al