Konte nuk mendon se tek Reali i pëlqejnë “biskotat”!

Interi i tij nuk varet vetëm nga vetvetja, por nga rezultati në Madrid, dhe në Itali kujtojnë se ka ndodhur edhe më parë. Nuk harrojnë të tregojnë një 2-2 mes Danimarkës e Suedisë në Euro 2004 kur u eleminua kombëtarja italiane, dhe kanë frikë se një barazim mund të jetë edhe Real-Mynshengladbah këtë të mërkurë në Champions. Gjithsesi, trajneri zikaltër Antonio Konte nuk beson se kjo mund të ndodhë, të paktën kështu i takon që të thotë.

“Nuk besoj se mund të bëjnë ndonjë “biskotë” (siç e quajnë në Itali një marrëveshje të tillë), – thotë Konte, – po flasim për Realin dhe për Championsin, jo për një turne që luhet në ndonjë bar-kafe. Duhet ta shohim realitetin në sy, faktet. Gjithsesi, së pari duhet të fitojmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Shahtari. Përse e meritojmë ne? Për këtë duhet të flasim në fund të ndeshjes”. Interi do të ketë probleme në mesfushë pasi Vidal nuk do të jetë, dhe Barela është në dyshim.

Sfidanti.al