Tensionet e derbit i kushtojnë shtrenjte drejtuesve të Juventusit. Pavel Nedved dhe Fabio Paratici janë skualifikuar nga gjykatësi sportive për shprehje shumë fyese (i pari) dhe që tregonin mungesë respekti(i dyti) në drejtim të arbitrit të sfidës ndaj Torinos. Skualifikimi i Paraticit do të zgjasë deri në 14 dhjetor, ndërsa ai i Nedved deri në 21, madje ceku do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë Eurosh
Dënim me skualifikim dhe gjobë u dha edhe për Carlo Pinsoglion, portierin e tretë të Juventusit që u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë. Ai u dënua me 1 ndeshje pezullim dhe do të duhet të paguajë 5000 Euro gjobë.
Por gjoba e sanksione pati edhe te Roma ku trajneri Fonseca u skualifikua me 1 ndeshje dhe mori një gjobë prej 10 mijë Euro.
Sfidanti.al