Karrager ndalon Shaqirin dhe i thotë: Shkoni dhe fitoni derbin!

Njëri është veteran liverpulas që ka kaluar shumë “beteja”, ndërsa tjetri një “riosh” që nuk e di se çfarë është një derbi. Xhemi Karrager tregon se takoi dhe ndaloi Xherdan Shaqirin, pas humbjes në Paris në Champions, për t’i bërë të qartë se çfarë është derbi ndaj Evertonit.

“E takova Shaqirin në zonën e intervistave në stadiumin e Parisit, – thotë Karrageri, ish-mbrojtësi i Liverpulit, – i thashë që të dielën duhej të dilnin në fushë për ta fituar. Duhet të fitoni”. Shaqiri iu përgjigj “e di se duhet të fitojmë”. Shqiptari i Zvicrës pritet të jetë në fushë për të kuqtë në “Anfild” kundër Evertonit dhe të ndihmojë për një tjetër fitore. Si lojtar, ai ka bilanc negative me Evertonin, 1 fitore e 3 humbje, por ka shënuar 2 gola.

Sfidanti.al