Nuk është se e mban gjuhën kur është për të folur. Xhenaro Gatuzo është edhe përgjithësisht i ashpër dhe i drejtpërdrejtë për gjërat që nuk i pëlqejnë, siç ishte edhe orari i ndeshjes ndaj Parmës në Serinë A. Milani do të luajë me emilianët të dielën në orën 12:30 në “San Siro”, pra do të jetë ndeshja hapëse e ditës së fundit të javës.
“Është absurde të luash në orën 18:55 të enjten, dhe pastaj të luash ndeshjen e parë të së dielës, – tha trajneri i Milanit, – nuk dua që të bëj polemika, por këtë vendim nuk e kuptoj”. Më pas, “Rino” u përqëndrua tek diçka tjetër. “Orari nuk dua që të jetë një justifikim për ne, pasi duhet të luftojmë për të fituar, – tha ai, – Parma është në vendin e gjashtë, dhe nuk është kot aty”.
Sfidanti.al