Kolina hap zemrën : Futbolli tani është bërë shou biznes!

Një nga gjyqtarët më të mirë të të gjithë kohërave, Pierluixhi Kolina, e përcaktoi hapur dhe me sinqeritet qëllimin kryesor të futbollit të sotëm:
“Futbolli tani është bërë shou biznes. Organizimi i Botërorit të sivjetëm ishte më i miri deri tani; ai solli rreth 6 miliardë dollarë fitime që, siç e shihni, janë para shumë të mëdha. Synimi ynë tani ëshë që këtë shifër ne ta bëjmë 12 miliardë dollarë në kampionatin botëror të vitit 2028. Vetëm nga Liga e Kampioneve fitimet që sigurohen çdo vit, arrijnë në 2 miliardë dollarë që u shpërndahen 32 klubeve”, vuri në dukje italiani legjendar që është nr.1 i komisionit të gjyqtarëve të FIFA-s.
Sfidanti.al