E quan turpin më të madh që ka parë dhe që do të shikojë në jetën e tij si futbollist. Dani Alvesh ka përvojë të gjatë dhe reagimi i brazilianit ishte i tmerrshëm kur mësoi se finalja e Kupës Libertadores do të luhet në Madrid. “Për mua, të luash një Boka-River jashtë Amerikës së Jugut është një turp, – ishin fjalët e lojtarit të Paris SG, – turpi më i madh që më ka ndodhur të shoh si lojtar, si amerikanojugor, si të gjitha ata që mendojnë se ky sport duhet të jetojë me emocione, me pasion dhe sidomos me respekt”.
“Gjithë ata tifozë që nuk kanë lidhje me atë që ndodhi, – vazhdoi Dani Alvesh, – do të duhet të mos e shohin ndeshjen për shkak të disa rrugaçëve, sepse planet u ndryshuan dhe ndeshja do të luhet në Europë”. Dani Alvesh theksoi se uron që finalja të mos luhet në “Bernabeu”, duke theksuar se rrugaçët nuk do të edukohen duke larguar ndeshjet nga Amerika e Jugut.
Sfidanti.al