Jurgen Klop, ç’pate që u acarove publikisht me Shaqirin?!

Në stadiumin “Anfild” diçka tërhoqi vëmendjen në përfundim të ndeshjes së humbur 1-2 ndaj Çelsit në Kupën e Ligës. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, i tha disa fjalë të zemëruara Xherdan Shaqirit, ndërsa të dy ishin ende në cep të fushës. Gjermani u pyet për këtë në konferencën për shtyp, dhe sqaroi se e kishte qortuar Shaqirin që nuk kishte marrë përsipër një goditje dënimi në minutat e fundit, por ia kishte lënë Xhordan Hendersonit.

Klopi pra kishte kërkuar ta gjuante Xherdani dhe jo Xhordani. Shqiptari i Zvicrës kishte qenë titullar në një ndeshje që nisi mirë, por që u mbyll jo siç duhet dhe Çelsi u kualifikua. Vendasit kaluan në epërsi me golin akrobatik të Daniel Starrixhit në 59’, por blutë e Londrës përmbysën shifrat me Emersonit në 79’ dhe Eden Hazarit në 85’.

Sfidanti.al