Sa e urtë Tirana para mëkatit në Korçë, thumbime të tjera gjatë javëve

Refik Halili( president i Tiranës): “ Mos më pyesni për arbitrin e ndeshjes me Skënderbeun” sepse e kam më mire kur flas për Derbin me Partizanin..”

Sfidanti : “ Tirana, ose më shkoqur presidenti Halili, nuk është aq trim sa të flasë për bëmat e arbitrit ne ndeshjen me Skënderbeun sepse ka frikë se prishet pakti me “djallin”. Më mirë të hidhet tek ndeshja derbi, se sa t’i fryjë zjarrit me Skënderbeun”

Safet Gjici ( President i Kukësit): “ Sinan Idrizi i Flamurtarit le të më kopjojë mua, por jo si fanti spathi ..duke më vjedhur futbollistë”

Sfidanti: “ Kur Gjici thotë le të më kopjojë mua, duket sikur e ka fjalën për “mollën e sherrit” futbollistin Kale, por thumbi është gjetiu. Si fitohet titulli! Dhe Idrizi, ish-armiku më i madh i Dukës, është në rrugë të “mbarë” se e kuptoi, edhe pse kopjo, se pa puthur mbretin, nuk shkon dot te froni..

Ilir Daja ( trajner i Flamurtarit ) : “ Mos e bëni dramë që ekipi i Flamurtarit ka humbur dy ndeshje me Skënderbeun dhe Flamurtarin..”

Sfidanti : “ Në Vlorë, sapo shkeli Daja, e dinin se në stolin e tyre kishte ardhur njeriu që zoteron shkopin magjik që të shpall kampion, duke harruar se titulli tek ne është një biznes kur trajneri do luajë..maskën”

Armand Duka ( president FSHF-së): “ Ajo që ndodhi me Panuçin pas humbjes në Skoci.. ishte një komplot i orkestruar me qëllim…”

Sfidanti: Kur qahet edhe Duka për komplote, është pak edhe sikur të lagësh peshqirin. Por, psikologët e Superligës, e justifikojnë “MBRETIN” kur thonë se është lodhur në fron për 16 vite plot komplote, dhe as nuk mban mend se çfarë butoni ka shtypur, që komplotistët i kanë dalë nga shinat..
Sfidanti.al