Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, tani duket se është bërë pishman që e ka shitur Kristiano Ronaldon, duke deklaruar se dyert e Realit janë gjithnjë të hapura për futbollistin portugez dhe se klubi madridas shpreson se një ditë ai do të kthehet përsëri. Në një prononcim në “El Chiringuiito”, Floretino Perezi theksoi se Ronaldo është zemra e Realit dhe se ai mund të kthehet, kur të dojë në klub.
“Kristiano është zemra e Realit të Madridit. Kurdo që ta shoh në të ardhmen, unë do ta përqafoj atë. Ai është një trashëgimtar i natyrshëm i Di Stefanos dhe ne do të përpiqemi që ai, një ditë, të kthehet te Reali”, vuri në dukje Perezi.
Duket se, sikurse qëndrojnë punët, Ronaldo ka filluar që tani që t’i mungojë Perezit, ndërkohë që Kristiano filloi të shënoi gola me Juventusin dhe po bëhet Kristiano Ronaldo i vërtetë.
Sfidanti.al