Barça i bie “nga Kina” për Nejmarin, Grizman qenka pjesë e lojës!

Për dreq, nga e thëna në të bërë (ose nga ajo që thuhet, dhe ajo që mendohet) vazhdon të mbetet një det i tërë. Transferimet në futboll shpesh janë pikërisht pjesë e kësaj loje, një lloj shahu i veçantë ku shahistët e futbollit llogarisin disa lëvizje pas lëvizjes së radhës. E tillë duket blerja e kartonit të Antuan Grizmanit, për të cilin u paguan rreth 120 milionë euro, dhe për të cilin u bë një gjyq me Atletikon e Madridit.

Informacioni është që presidenti Bartomeu dhe drejtuesit e tjerë do ta përdorin sulmuesin francez si “mjet shkëmbimi” për të arritur tek Nejmari. E gjitha kjo mund të ndodhë verën e ardhshme, kur shpresat janë që kartoni i francezit të rritet edhe më shumë, dhe katalanasit të bindin Paris SG që ta marrë. Kjo do ta ulte ndjeshëm shumë financiare që Barça do të duhej të paguante për brazilianin. Një arsye më shumë për largimin e kampionit të botës jepet marrëdhënia e tij jo edhe aq idilike me Lionel Mesin, gjë që vetë Grizman e pohoi në konferencën për shtyp. Për më tepër, Mesi kërkoi nga klubi që të merrnin pikërisht Nejmarin këtë verë.

Sfidanti.al