Duhen edhe 2 muaj nga Krishtlindja dhe te Milani ka filluar të diskutohet trajneri Marko Xhampaolo që ndoshta nuk do ta arrijë këtë perriudhë të vitit në pankinën kuqezi. Tashmë për të është detyrim fitorja në Marassi ndaj Xhenoas për të mos pasur fatin e Oskar tabarez dhe Fatih Terim, dy trajnerët e vetëm në historinë e klubit milanez që erdhën në skuadër në muajt e verës për t’u larguar përpara periudhës së Krishtlindjes.
Tabarez, që aktualisht është trajneri i Uruguajit kaloi të Milani në vitin 1996 për të zëvendësuar Kapelon. Humbja 3-2 ndaj Piacenzës, I kushtoi atij, pasi e pa veten të shkarkuar me skuadrën që në atë kohë ishte në vendin e 11 me 7 pikë më pak se Juventus. Por në atë kohë ishte një tjetër Milan për të cilin 7 pikë larg kreut ishin shumë, ndërkohë që 6 humbje në 21 ndeshje ishte dicka e patolerueshme. Iku Tabarezm u kthye Saki, por magjia e vitetve të para të tij te Milani nuk u përsërit. Milani u eliminua menjëherë në Ligën e Kampioneve pas humbjes në shtëpi me Rozenborg, ndërsa kampionatin e mbylli në vendin e 11 në një sezon ku nuk fshihet humbja poshtëruese 1-6 në San Siro ndaj juventusit.
Në vitin 2001, pas aventurës së dytë të Kapelos te Milani dhe një periudhe kohë të Cezare Maldinit e Mauro Tassotit, Berluskoni e Galiani ia besuan skuadrën Terimit, I konsideruar si magjistar, pas fitores së Kupës UEFA me Gallatasaraji. Perandori turk nuk ishte një dështim total, por u largua nga Milani në fillim të muajit nëntor pas një humbjeje në shtëpi ndaj Torinos, pavarësisht vetëm 2 humbjeve në 14 ndeshje sezonale dhe 4 fitoreve në 4 ndeshje në Ligën e Kampioneve. Raportet e tij me Berluskonin nuk u përmirësuan, ndërkohë që në skenë kishte dalë edhe Anceloti që në atë kohë ishte I lirë. Italiani zëvendësoi Terim dhe arriti të cojë Milanin në catinë e botës.
Por cështja është se Terim me 2 pikë për ndeshje dhe Tabarez me 1.47 oikë për ndeshje, në të vërtetë kanë bërë shumë më mirë se Xhampaolo që aktualisht ka një mesatare prej 1 pike për ndeshje.
Sfidanti.al