Zidane i nervozuar: Asnjëherë nuk kam thënë se do ta blejmë Pogban?

I nervozuar nga spekulimet e përhapura në media se ai insiston për blerjen e mesfushorit të Junajtidit, Pol Pogba, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, vuri në dukje:
“Unë kam thënë se Pogba është futbollist i mirë, por një gjë të tillë unë kam thënë edhe për futbollistë të tjerë, por unë nuk kam thënë se dua ta blejë atë. Ne njihemi, por asgjë më shumë. Në fund të sezonit, ne do të shohim se kush do të vijë dhe kush nuk do të vijë te neve”, theksoi Zidane.
Sfidanti.al