Kur “Qatar Sports Investments (QSI), më 2011, bleu 70 për qind të aksioneve të PSZH-së, kjo e fundit ishte një klub i zakonshëm, pra mestar, i kampionatit francez.
Para tetë vitesh, kur arabët e pasur e blen këtë klub francez, futbollistët e tij më të njohur ishin Ludovik Zhyli, në fund të karrierës, dhe Klod Makelele që atë vit në Paris luajti sezonin e fundit. Sa për pjesën tjetër të lojtarëve, nuk ja vlen të flasim se me siguri që nuk i mbani mend.
Më 2008, futbollisti më i shtrenjtë te PSZH-ja ishte Roten që vlente tetë milionë euro, i pasuar nga Zhyli – shtatë milionë dhe Makelele e Kezhmani – nga gjashtë milionë euro. Atë sezon, PSZH-ja zuri vendin e 6-të, kurse tani punët kanë ndryshuar në mënyrë drastike.
Futbollisti më i shprenjtë i PSZH-së është Nejmari që vlen 222 milionë euro dhe mbas tij vjen Kilian Mbape – 180 milionë euro.
Sfidanti.al