Tifozi special, Maradona komplimenton Napolin: Jam krenar për ju

Napoli në orët e fundit është ‘mbytur; nga komplimentat dhe këtu nuk mund të mungonin ato të Diego Armando Maradonës, idhulli i të gjithë napoletanëve që I dhuroi qytetit 2 tituj historikë të Serisë A në vitet ’80-‘90

‘Jam krenar për ju. Forza Napoli-ishin fjalët e El Pibe De Oros nga Argjentina teksa nëpërmjet rrjetit social Facebook uroi skuadrën e drejtuar nga Gennaro Gattuso teksa postoi një foto të tij ku ai shfaqet I veshur me fanelën e skuadrës së Napolit

As kryetari i bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris nuk e fshehu entuziazmin e tij për këtë triumf të skuadrës napoletane.

‘Emocionet e forta kanë etiketën Napoli. Përgjithmonë dhe vetëm Forza Napoli! Jemi të fortë edhe në kohët e virusit. Të mundësh Juventusin e Sarrit është një kënaqësi shumë e madhe-komentoi në rrjetet sociale kryebashkiaku I Napolit.

Sfidanti.al