Tifozët e Junajtidit: Të ikë Solskiaeri dhe të kthehet Murinjo?

Ole Solksjeri pati një fillim në si përralla, por, qëkur ai u bë trajner definitiv i Mançester Junajtidit, punët atij nuk i kanë shkuar aspak mirë. Junajtidi në tetë ndeshjet e fundit ka gjashtë humbje, përfshi këtë të fundit turpëruese 4-0 nga Evertoni, dhe vetëm dy fitore. Zhgënjimi midis tifozëve të “djajve të kuq” është kaq i madh, saqë ka nga ata që tani kërkojnë kthimin e Zhoze Murinjos, të shkarkuar në dhjetor të vitit 2018.
“Ndoshta, duhet të kthejmë përsëri Murinjon?”, shkruan një tifoz në rrjetet sociale, ndërsa dikush tjetër ka shkruar: “Duhet shkarkuar Solskjeri, të kthejmë Murinjon dhe t’i vihen atij në dispozicion 500 milionë euro”. Kurse një i tretë shkruante: “Murino është vizionar, ktheheni”. Dikush tjetër vinte në dukje se “loja e ekipit nën Murinjon ishtë më e mirë sesa kjo tani”.
Trajneri portugez, në fakt, e humbi kontrollin në dhomën e zhveshjes, sidomos për shkak të zënkave të vazhdueshme me Pol Pogban, por tani e njëjta gjë po i ndodh edhe Solskjerit, disa nga yjet e ekipit, përfshi Pogban, nuk po luajnë në nivelin e duhur.
Tani ngrihet pyetja, nëse rezultatet e mira të para të Solskjerit ishin rastësi apo ai me të vërtetë është trajner i mirë?
Sfidanti.al