Surprizat e merkatos, Dani Alves ‘driblon’ Manchester City për të kaluar te PSG?

‘L’Equipe’ lëshon bombën; Dani Alves do të shkojë te Paris Saint Germain dhe jo te Manchester City, dhe kjo ndodh në një moment kur të gjithë e bënë fakt të kryer bashkimin e mbrojtësit brazilian me ish trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola. Sipas kësaj të përditshmeje, kubi francez edhe pse hyri më vonë në këtë garë arriti të bëjë hapa gjigandë për të siguruar shërbimin e futbollistit 34 vjecar. Por Dani Alves nuk është tema e vetme që ka trajtuar ‘L’Equipe’. Kjo e përditshme ka folur edhe për çështjen Verratti për të cilin po diskutohet me siguri për qëndrimin te Paris Saint Germain. Në të vërtetë kjo e përditshme thekson se në këtë pikë gjithçka ështe e hapur dhe se Verratti në fund do të transferohet te Barcelona kur kjo e fundit të paguajë 80 milionë Euro.

sfidanti.al