Sarri mund të ndihmojë Argjentinën me dyshen Higuain-Dibala!

Në sport, ashtu si në jetë ndryshimet ndodh të jenë radikale. E pra, a nuk ndodhi kështu me dy argjentinasit e Juventusit, që ishin thuajse të shkatërruar në verë? Higuain e Dibala sot janë një nga dyshet më të mira sulmuese në Itali e në Europë, veçse tek i pari nuk besonte kush (me përjashtim të Sarrit), dhe i dyti duhej të bënte gati valixhet.

Higuain u kthye tek Juvja pas përvojave jo të nira me Milanin dhe Çelsin, por besimi i trajnerit e ka kthyer në sulmuesin që ishte tek Reali e tek Napoli. Dibala u këshillua të shkonte tek Mançester Junajtid, apo ndoshta tek Interi e Paris SG. Ai nuk pranoi dhe pati krizë, ndërsa sulmuesi i padiskutueshëm i Juventusit cilësohej Kristiano Ronaldo. Sot është ndryshe. Edhe pse CR7-ta mbetet zgjedhje e parë, duket se do të ndodhë shpesh që të ketë vend për dyshen titullare Higuain-Dibala. Siç po e tregon fusha, nuk është një dyshe prej hallit, por një binom fitues, që mund të ndihmojë edhe kombëtaren e Argjentinës.

Sfidanti.al