Herë “ujë i ftohtë”, herë “ujë i ngrohtë” historia e Mbapesë tek PSG

Përbetimet ishin të fuqishme që rinovim nuk do të kishte. Kilian Mbape dhe Paris SG nuk dukeshin një dyshe e bërë për njëri-tjetrin, por tashmë nga Franca vjen lajmi se “akujt po shkrijnë” dhe se “edhe mund të ketë një marrëveshje”. Gazetat njoftojnë se klubi francez ka mundur të bisedojë normalisht me përfaqësues të sulmuesit, dhe se mund të thuhet që procesi i rinovimit ka nisur.

Padyshim që rruga do të jetë e gjatë dhe Mbape nuk do të jetë e lehtë të thotë “po”, tani që dihet se e kërkon Reali i Madridit, një klub që vështirë të refuzohet. “L’Ekip” shkruan se klima mes palëve është sot shumë më e mirë sesa disa muaj më parë, dhe se drejtuesit e PSG-së janë më shumë optimistë. Mbape, ndërkaq, ngurron të rinovojë, pasi e di sesa më shumë ta zgjasë kontratën, aq më e vështirë do të jetë për t’u larguar. Ai ka marrëveshje deri në vitin 2022.

Sfidanti.al