Pioli tek Interi, nuk ka telefonatë për De Biazin

Kjo ishte edhe dita e lamtumirës së Frank De Bur. Më në fund ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar, i zgjidhjes së kontratës së klubit të Interit me trajnerin holandez. Tashmë për zëvendësimin, favorit kryesor është Stefano Pioli, i cili ka mbërritur në Milano, por për momentin skuadra i është besuar Stefano Vekit, trajnerit aktual të skuadrës së të rinjve.

Ndërkohë shtypi sportiv i Apenineve bën me dije, se ishte pikërisht ish-trajneri i Lacios që ka fituar mbi të gjitha kandidaturat italiane, midis të cilave thuhej se ishte edhe Xhani de Biazi. Madje në një prononcim të fundit për një gazetë në Udine, trajneri i Kombëtares tonë ka deklaruar, se nëse do të kishte ndonjë telefonatë nga Interi, sigurisht që do ta hapte telefonin.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *