Higuain asnjë nostalgji, kërkon të ndëshkojë Napolin

Gonzalo Higuain është i gatshëm të ndeshet me ish-skuadrën e tij, madje nuk ndjen asnjë nostalgji. Pas largimit problematik nga Napoli gjatë merkatos së verës dhe akuzave për tradhëti nga tifozët, “el Pipita” po nxeh motorët për ndeshjen e madhe të së shtunës, kur Juventus do të presë në shtëpi pikërisht Napolin.

Higuain nuk ka shënuar prej tre javësh, madje as në fitoren 4-1 ndaj Sampdorias, një periudhë kjo mjaft e gjatë për të. Ndërsa tani pret momentin t’i shënojë ish-shokëve të tij. Sot, në hyrje të kompleksit stërvitor në Vinovo, sulmuesi argjentinas u thirr nga tifozët, të cilët e pyetën nëse do të shënonte një dygolësh dhe përgjigia ishte: “Të shpresojmë”…