Bosi i Monakos projekton fundin e ..PSG-së

Në një interviste në Parisien, bosi i Monakos, Dimitri Rubolovlev,  i cili bën përshtypje kur flet në media, ka dhënë një panoramë të evolucionit të klubit. “ Sigurisht mund të flasim për sukses” – ai referohet momentit aktual te klubit të tij dhe shpreson se një ditë do të kthehet në majë. Pse të mos ëndërrojë një njeri që ka investuar afro 300 milionë euro në dy vite dhe,  pastaj, të kërkojë një nder nga futbollistët e tij: “ Dua që ekipi të kualifikohet çdo vit në Kupat e Europës”.

Nuk ka dyshim se bosi rus ka një preferencë të theksuar për Champions Ligën: “ Por, unë, nuk kënaqem me vendin e dytë ose të tretë. Dua që të fitojmë kampionatin në Francë”.  Një mision  që duket i pamundur këtë sezon, ngaqë klubi po tenton të afrojë shumë futbollistë të talentuar me moshë te re: “ Do të jetë e vështirë këtë sezon sepse PSG ka një potencial të konsiderueshëm ekonomik. Nuk jam tipi që ëndërroj pa arsye.  Me modelin tonë mund të jemi efikasë. Parisi mund të blejë futbollistë yje të sotëm, ndërsa ne synojmë yjet e së nesërmes. Mjafton të shikoni futbollistët që kanë veshur fanelën e Monakos në këto dy vite”.